Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Eksod” te Manchester United, skuadra largon një lojtar për çdo repart

Pasi komunikoi fundin e marrëdhënies me Juan Matën, Paul Pogba dhe Jesse Lingard, Manchester United zyrtarizoi edhe tre largime të tjera. Bëhet fjalë për Edinson Cavanin, Nemanja Matic dhe Lee Anderson Grant.

Kontratat e këtyre tre emrave skadojnë në fund të këtij muaji dhe ata do të jenë lojtarë të lirë në tregun e merkatos verore. Lee Anderson Grant mund të jetë një emër i panjohur, por ishte portieri i tretë i klubit nga viti 2018, ndërsa në total me “Djajtë e Kuq” luajti vetëm dy ndeshje.

Nemanja Matic largohet kështu pas 5 vitesh në Manchester, duke lënë pas vetëm katër gola në 189 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Mesfushori 33-vjeçar nuk ishte pjesë e planeve të teknikut holandez, Ten Hag.

Në fund, sulmuesi Edinson Cavani. 35-vjeçari u bashkua me skuadrën e United në sezonin e kaluar dhe në total zhvilloi 59 ndeshje dhe 19 gola në total, me një mesatare shumë të mirë shënimi, marrë në konsideratë hapësirat apo dhe vetë moshën e sulmuesit. Sa i përket të ardhmes, Cavani pritet të zbarkojë në Argjentinë, aty ku e pret “krahë hapur” skuadra e Boca Juniors.

Erik ten Hag nis kështu spastrimet nga skuadra, duke filluar një revolucion të vërtetë dhe total, ndërsa ende United, trajneri dhe tifozët janë në pritje për të mësuar emrat e rinj që do të bahskohen me ekipin për sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...