Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Eksperienca e parë jashtë Europe, sulmuesi francez prezantohet në Brazil

Dimitri Payet është lojtari më i ri i Vasco De Gama. Klubi brazilian ka prezantuar sulmuesin francez, i cili u largua nga Marseilla si një lojtar i lirë. 34-vjeçari u prit nga më shumë se 2000 tifozë në momentin që mbërriti në Rio de Janeiros dhe pas testeve mjekësore ka nënshkruar kontratën.

Përmes një video të shpërndarë në rrjete sociale, klubi braziliani prezantoi afrimin e sulmuesit me shumë eksperiencë, duke shfaqur një përmbledhje të disa prej golave më të bukur të francezit.

Francezi, nënkampion i Evropës me “Les Bleus” në vitin 2016, ka firmos me Vascon deri në vitin 2025, më pak se një muaj pasi u largua me lot nga Olimpiku i Marsejës.

Kjo do të jetë përvoja e tij e dytë jashtë vendit, pas asaj periudhe të shkurtër në Angli me West Hamin, dhe e para jashtë Evropës.

Në periudhën e tij të fundit me Olimpikun e Marsejës, Payet ka qenë dy herë nënkampion në Ligue 1 dhe në një rast në Ligën e Evropës, pasi humbi në finalen e 2018 përballë Atléticos së Madridit.

Ai është lojtari i tretë me më shumë ndeshje të luajtura në historinë e klubit nga jugu i Francës (326).

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...