Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

“Eksperiencë e jashtëzakonshme”, Potoku: Me ndihmën e tifozëve dalim faqebardhë

Ballkani luan përballë Slavia Prague duelin e fundit shtëpiak në grupet e Conference League, që do të transmetohet në SuperSport 2 duke nisur prej orës 21:00 të së enjtes. Përkrah trajnerit Ilir Daja doli edhe Arbër Potoku në konferencën për shtypin, ku ndër të tjera tha:

Nesër na pret një ndeshje mjaft e vështirë, e dimë kualitetin e tyre. Ata kanë qenë dhe janë favoritë, pasi dihet çfarë tradite dhe organizimi kanë. Do të bëjmë maksimumin nesër, me ndihmën e tifozëve shpresojmë të bëjmë një ndeshje siç na ka hije dhe të dalim faqebardhë.

Ndjenjë e papërshkrueshme, është hera e parë që arrij në grupet e Conference League. Eksperiencë e jashtëzakonshme, krenari dhe nder të përfaqësosh Kosovën me një klub në grupet e Conference League. Eksperiencë e jashtëzakonshme për të gjithë ne lojtarët”, deklaroi 28-vjeçari dardan.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...