Kombëtare

Eksperimentet nuk e bindën, Panucci rikthen kapitenin Agolli

Pasi eksperimentoi pa fund në krahun e majtë të mbrojtjes, Christian Panucci ka kuptuar se Shqipëria nuk ka ende një alternativë më të mirë se Ansi Agolli dhe ka vendosur të rikthejë në skuadër kapitenin kuqezi.

Pas një telefonate të gjatë, palët janë sqaruar për mungesën e grumbullimit gjatë këtyre miqësoreve dhe tashëm Agolli është gati të vihet në dispozicion të Panuccit për ndeshjet e Nations League, ku edhe do të udhëheqë 11-shen kuqezi, drejt fushës së blertë.

Rikthimi i Agollit është një lajm dyfish i mirë për Panuccin, pasi së pari tashmë do të ketë një mbrojtës me shumë eksperiencë, në krahun e majtë dhe së dyti, pasi tashëm nuk do të duhet të numërojë ndeshjet e lojtarëve, për të vendosur se kush do të mbajë shiritin e kapitenit.

Mbrojtësi kryeqytetas është 36 vjeç tashmë, por fakti që luan në një skuadër si Qarabag dhe vitin e kaluar u aktivizua si titullar në fazën e grupeve të Ligës së kampionëve, është një arsye pse i duhet besuar ende në formacionin kuqezi.

Ansi Agolli numëron 73 ndeshje me Shqipërinë, ku ka shënuar edhe 3 gola, ndërsa që prej 2010 aktivizohet me azerët e Qarabagut, ku ka luajtur më shumë se 200 ndeshje, ka fituar disa tituj kampionë dhe ka kaluar ture të tëra në kompeticionet europiane.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency