Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Eksperti i merkatos në Itali zbulon destinacionin e Bajramit, Milano një opsion

Aktivizohet për herë të parë në elitën e futbollit italian, Serie A, mirëpo kjo nuk e ka penguar aspak lojtarin e kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami të shkëlqejë me fanellën e Empolit. Fantazisti ka shënuar gjashtë gola deri në këtë pikë të sezonit, megjithatë realizimet e tij marrin edhe më shumë vlera jo vetëm sepse i ka dhuruar pikë skuadrës, por edhe sepse ato kanë ardhur kundër ekipeve me traditë si Inter, Roma, Milan apo Lazio.

Në këtë pikë, emri i 22-vjeçarit është duke qarkulluar së tepërmi në merkato teksa interes për të kanë shprehur klube “BIG” të futbollit italian. Së fundmi, është një ekspert i merkatos si Nicolo Schira i cili thekson se destinacioni më i mundshëm për Bajramin në sezonin e ardhshëm është njëra mes Napolit dhe Milan.

Sigurisht, për të bërë të mundur nënshkrimin me një prej klubeve të mëdha të Serisë A, nevojitet që Bajrami të vazhdojë me të njëjtin ritëm si në pjesën e parë të sezonit, megjithatë shqiptari duket në rrugë të mbarë nisur edhe nga besimi që Empoli ka tek aftësitë e tij. Sakaq, për shërbimet e Bajramit, klubi toskan nuk kënaqet me më pak se 12 milionë euro.

[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...