Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ekstradimi i Ballist Morinës drejt Serbisë, në dorë të kroatëve

Ismail Morina, (Ballisti), gjate nje seance gjyqesore ne Gjykaten e Rrethit Tirane, ku eshte vendosur masa arrest me burg per armembajtje pa leje./r/n/r/nIsmail Morina (ballisti), during a hearing in the Tirana District Court, where is given prison custody measures.

Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburevic në një intervistë për të përditshmen Blic ka foluar në lidhje me çështjen e ekstradimit të shqiptarit Ismail Morina. Në fjalët e saj duket se shanset që një veprim i tillë të ndodhë janë të pakta,  sepse afatet ligjore për t’u kryer ekstradimi janë plotësuar, por kjo ende nuk ka ndodhur. Në intervistën e dhënë, Kuburevic shprehet se nuk  ka informacion se kur homologu i saj kroat do të marrë vendimin për ektradimin e Ismail Morinës dhe nëse shteti kroat do ta japë apo jo pëlqimin që një veprim i tillë të kryhet. Sidoqoftë Kuburevic  vë në dukje se nuk nuk ka një afat në të cilin Ministri i Drejtësisë duhet të veprojë pas një vendimi të formës së prerë në kushtet për ekstradim.

Morina është në paraburgim në Dubrovnik që nga qershori 2017 kur u arrestua pas një urdhër arresti serb për shkak të hetimit të zhvilluar në Beograd lidhur me ndeshjen Serbi-Shqipëri në nëntor 2014. Morina shkaktoi incidentin që solli ndërprejen e ndeshjes me flamurin e Shqipërisë së Madhe, që e valëviti me dron mbi stadium gjatë ndeshjes. Mbi Ballist Morinën rëndon një akuzë absurde  për veprën  penale të lidhur me urrejtjen racore, fetare dhe kombëtare. Kohë më parë në lidhje më këtë çështje ndërhyri dhe kryeministri i shqipërisë, Edi Rama, i cili në një takim me homologun e tij kroat kërkoi një zgjidhje të arsyeshme.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...