Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ekuban shënon dhe mahnit tifozët e Leeds

Ndeshja e parë dhe goli i parë në Angli. Debutim ëndrrash për Caleb Ekuban, i larguar gjatë verës nga Partizanit, për të mbrojtur ngjyrat e Leeds United në Championship.

Sulmuesi nga Gana luajti ndeshjen e parë në stadiumin “Elland Road”, në sfidën e Kupës së Anglisë, ku Leeds fitoi 4-1 përballë Port Vale. Ekuban luajti si titullar, ndërsa në të 83-ën realizoi golin e fundit të skuadrës së tij, i shërbyer në mënyrë të shkëlqyer nga shqiptari i Maqedonisë, Alioski.

Kualiteti i shfaqur nga ish-sulmuesi i kuq, që me paraqitjet e edicionit të kaluar rezultoi si një prej lojtarëve të huaj më të mirë që kanë luajtur në futbollin shqiptar, mahniti stafin teknik, tifozët dhe mediat britanike.

Tashmë të gjithë besojnë se me Ekuban, Leedsi ka një skuadër më të fort se vitin e kaluar, ndërsa sulmuesi me një të kaluar edhe te Chievo në Serinë A vlerësohet si një alternativë mjaft e mirë për sulmin.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...