Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Skuka rrëfehet për SuperSport: Nga transferimi, te objektivat dhe pishmanet

Skuka rrëfehet për SuperSport
Skuka rrëfehet për SuperSport

Skuka rrëfehet për SuperSport. Sulmuesi dibran u bë futbollisti më i shtrenjtë i shitur nga klubet e Superiores. 24-vjeçari u transferua te francezët e Metzit për shifrën e 1.4 milionë eurove. Vlen të përmendet edhe se klubi i Partizanit ruajti edhe 20% të kartonit në rast rishitjeje.

Menjëherë pas prezantimit në klubin që militon në Ligue 2, sulmuesi i talentuar shqiptar dha një intervistë ekskluzive për SuperSport, ku rrëfeu emocionet e transferimit te Metz, skuadër e një qyteti ku Skuka ka jetuar edhe më herët dhe ka luajtur me ekipet e moshave.

“Ndihem i vlerësuar, pasi u bëra lojtari më i shtrenjtë. E dija që do të arrija lart, pasi kisha shumë besim te cilësitë e mia dhe te puna ime, ndaj e prisja. Fakti që kam jetuar këtu dhe që njoh mirë gjuhën, më ka ndihmuar shumë, në çdo gjë. Si në stërvitje, në të kuptuarit e ushtrimeve, në komunikim e çdo gjë tjetër”.

Skuka rrëfehet për SuperSport

Skuka rrëfehet për SuperSport

Sulmuesi 24-vjeçar ka bërë edhe stërvitjen e parë me klubin e tij të re, teksa për SuperSport rrëfen impresionin e parë për shokët e rij të skuadrës dhe bisedën me trajnerin e Metz, rumunin Laszlo Boloni.

“Janë të gjithë djem të rinj, përveç 3-4 lojtarëve me eksperiencë. Të gjithë janë djem të mirë, mosha ime dhe ndihem shumë mirë. Si ekip ka shumë cilësi, ka shumë teknikë, por ndoshta mungon pak agresiviteti. Gjëja e parë që më tha trajneri, është se kishte vlerësuar shumë agresivitetin te unë dhe priste që ta shpalosja në fushë, apo ta transmetoja edhe te shokët e skuadrës”, tha Skuka.

Lexo edhe:

Transferimi te Metz është padyshim hapi më i madh në karrierë për Xhuliano Skukën deri tani. Megjithatë sulmuesi dibran e ka të qartë se duhet të punojë shumë. Jo vetëm për të qëndruar në këtë nivel, por pse jo, për të synuar edhe më lart. Ai zbulon gjithashtu se sigurimi i një vendi fiks në Kombëtare është në listën e objektivave.

“Unë kam si objektiv të jap maksimumin dhe të bëj të njëjtën gjë si te Partizani. Shpresoj të më ecë mirë këtu, por pse jo edhe te Kombëtarja. Do të bëj gjithçka që të bëhem pjesë fikse e Kombëtares. Kam arritur diçka, por kam ende shumë punë për të bërë. Duhet të mbaj këtë nivel dhe pse jo, të rritem edhe më shumë”, shprehet sulmuesi.

Tani është futbollisti më i shtrenjtë i dalë nga Superiorja, por në karrierën e Skukës ka pasur edhe momente të vështira. Njërin prej tyre, sulmuesi e rrëfen në intervistën për SuperSport…

“Momenti më i keq i karrierës time, ka qenë në ndeshjen mes Dinamos dhe Teutës, kur jam zëvendësuar në minutën e 43-të. Aty kam thënë që do të bëj maksimumin për t’u treguar të gjithëve që e kanë gabim. Fati është patjetër i rëndësishëm, por mbi të gjitha është vetbesimi. Duhet të besosh te vetja, te aftësitë dhe te puna”, u shpreh futbollisti.

Lumturinë për transferimin te Metz, Skuka nuk e fsheh në asnjë moment, megjithatë ka edhe pishmanet për mënyrën se si u largua nga Partizani, e mbi të gjitha për pozicioni në renditje të të kuqve.

“Po bej një hap shumë të madh për karrierën time, por u mërzita që nuk më lanë të rrija edhe një ndeshje të fundit me Partizanin. Doja të luaja edhe një ndeshje të fundit, të përshëndetesha me tifozët. Peng kam që nuk e lashë partizanin në vendin e parë. Partizani është ndërtuar për të fituar, ndaj besoj që çunat do t’ia dalin edhe pa mua”, mbyll rrëfimin e tij Skuka.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...