Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

El Clasico/ Dueli i përjetshëm në Spanjë, emocione në SuperSport

El Clasico merr skenën këtë të diel. Barcelona dhe Real Madrid, dy rivalët e përjetshëm zbresin në fushën e “Spotify Camp Nou” për të matur forcat në javën e 26-të të La Liga-s. Katalanasit e shohin veten 9 pikë mbi “Los Blancos”.

Në fazën e parë, skuadra e Ancelotit arriti që të fitonte me rezultatin 3-1, por në vijimin e kampionatit skuadra e Xavit ka bërë më pak gabime, duke marrë arratinë në krye të klasifikimit.

Barcelona do të kërkojë që të “vrasë” kampionatin, pasi e di mirë që një fitore ndaj rivalëve më të afërt do ta bënte diferencën me vendin e dytë shumë të madhe. Për të mos thënë të parikuperushme për “Los Blancos”.

LEXO EDHE:

Reali në krahun tjetër, do e bënte garën për titullin maksimalisht interesante nëse do të arrinte të merrte maksimumin e pikëve në transfertë.

Benzema ka patur shqetësime në ditët e fundit duke qenë në diskutim për aktivizimin. Te Barça, Dembele dhe Pedri janë ata që nuk e lënë të qetë Xavin. Sytë do të jenë dhe tek Lewandowski, i cili është shënuesi më i mirë i kampionatit me 15 gola.

Por në javët e fundit, bomberi polak e ka humbur shkëlqimin e tij, por do të tentojë ta rigjetë ritmin dhe festën e golit ndaj Realit. Sulmi më i mirë do të jetë përballë mbrojtjes më të mirë.

Skuadra e Carlo Ancelottit ka shënuar 50 gola deri më tani. Në krahun tjetër, Barcelona është ndëshkuar vetëm 8 herë, por 3 prej këtyre golave ia ka shënuar Reali.

Një sfidë ku të dyja skuadrat janë në udhëkryqin e kampionatit. Barcelona do fitoren e qetësisë, Reali kërkon suksesin për të tentuar të mbrojë fronin e kampionit.

Dueli i përjetshëm në Spanjë fillon prej orës 21:00 dhe do të transmetohet në SuperSport 2. 

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Zyrtarizohet lista e Kombëtares së Shqipërisë për sfidën e parë eliminatore të “Euro 2024” kundër Polonisë në Varshavë, më 27 mars. Anis Mehmeti dhe...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Gjermani

Pesë emra të rinj te Gjermania, e cila do të rikthehet në fushë, pas zhgënjimit në Botërorin e Katarit, teksa trajneri Hansi Flick ka...