Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

El Clasico e ringritjes, ja formacionet që pritet të hedhin në fushë Koeman e Zidane

Barcelona do të presë sot në orën 16:00 pasdite Realin e Madridit në një El Clasico të pazakontë, që do të luhet pa praninë e tifozëve, por dy skuadrat janë gati të dhurojnë spektakël në fushë, për të synuar fitoren, por edhe për të kënaqur milionat e njerëzve që do të ndjekin sfidën nga ekrani.

Kështu trajneri holandez i Barcelonës, Ronald Koeman do të luajë El Clasicon e parë si trajner dhe përballë Realit të Madridit pritet t’i besojë formacionit që ka aktivizuar më së shumti këtë fillim sezon, me rreshtimin e zakonshëm 4-2-3-1.

Në mungesë të gjermanit Ter Stegen, në portë do të luajë Neto, ndërsa në mbrojtje të zakonshmit Pique-Lenglet do të mbrohen nga krahët me Sergi Roberton e Jordi Albën, por nëse ky i fundit nuk ia del të rikuperojë, është gati holandezi Dest.

Diga para mbrojtjes do të jetë e përbërë nga Busquets-De Jong, të cilët përveçse të bllokojnë lojën e kundërshtarëve, kanë edhe detyrën për të nxjerrë skuadrën në sulm.

Sa i përket dërgimit të topit në rrjetë, Koeman do t’u besojë lojtarëve si Ansu Fati, Coutinho e Griezmann, që do të luajnë pas shpinës së Messit, me kapitenin që do të ketë lirinë të lëvizë në të gjithë vijën e sulmit.

Një ndeshje mjaft e rëndësishme është kjo edhe për Zinedine Zidane, pasi Reali vjen pas dy humbjesh radhazi në shtëpi dhe një tjetër dështim do të komplikonte ndjeshëm të ardhmen e tij në pankinën e “Los Blancos”.

Për vetë rëndësinë e këtij takimi, trajneri francez pritet të heqë dorë nga eksperimentet e rotacioni dhe t’u besojë futbollistëve më me eksperiencë, ndonëse përballet me mungesa si ato të Carvajal e Eden Hazard.

Kështu në portë do të luajë belgu Courtois, ndërsa para tij qendra do të formohet nga dyshja e shumë sukseseve Sergio Ramos-Varane. Në krahun e majtë do të rikthehet francezi Mendy, që tregoi se e ka të vështirë të luajë në të djathtë, ndërsa vendin e Carvajal pritet ta marrë spanjolli Nacho, me Marcelon që do të niset nga stoli.

Në mesfushë Zidane do t’i besojë treshes me të cilën fitoi tre herë radhazi Ligën e Kampionëve, Casemiro-Kroos-Modric, të cilët kanë eksperiencën, grintën dhe cilësinë e duhur për të nxjerrë Realin nga ky moment i vështirë.

Sa i përket sulmit, këtë herë Karim Benzema do të ndihmohet nga Junior Vinicius dhe Marcos Asensio, dy futbollistë të rinj, të talentuar, që janë gati t’u japin madrilenëve shpejtësi dhe fantazi në manovrën sulmuese.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...