Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

El Clasico ende pa datë zyrtare, La Liga kundërshton 18 dhjetorin

El Clasico i parë i sezonit, Barcelona-Real Madrid, ende nuk ka një datë zyrtare, edhe pse 18 dhjetori është me e mundshmja për superpërballjen e kampionatit spanjoll. Komiteti i Garës, në Federatën Spanjolle të Futbollit, ka lajmëruar se do t’u drejtohet dy klubeve për të të zyrtarizuar dakordësinë mbi sfidën që ishte programuar të zhvillohej më 26 tetor (nuk do të luhet në këtë datë për shkak të protestave në kryeqendrën e Katalunjës).
Barcelona dhe Reali kanë kohë deri në orën 20:00 të kësaj të marte që të japin opsionin e tyre përfundimtar. Komiteti i Garës, gjatë së hënës ka analizuar propozimet e klubeve, që parimisht janë dakord për datën 18 dhjetor. Gjithashtu, ka analizuar raportet e ndryshme të dërguara nga Liga Kombëtare e Futbollit Profesional gjatë këtyre ditëve. Komiteti gjithashtu ka kërkuar një raport nga Sektori i Garave në RFEF, të cilën ata tashmë e kanë në dispozicion.
Data 18 dhjetor nuk merr miratimin e Ligës, e cila ishte angazhuar për ta luajtur El Clasicon më 4 ose 7 dhjetor, madje as nuk përjashtohet mundësia që ai ta çojë çështjen në komisionet juridike. Në rastin e Barçës, të luash në 18 dhjetor do të thotë ta bësh këtë mes vizitës në “Anoeta” dhe ndeshjes në shtëpi kundër Alavés, e cila do të jetë e fundit e vitit 2019. “Los Blancos”, ndërkohë, do të luajnë në “Camp Nou” pas vizitës në Mestalla dhe para se të presin Athletic Bilbaon.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...