Featured

El Clasico i parë për këtë sezon, përcaktohet data dhe orari zyrtar i Real Madrid-Barcelona

Tashmë është zyrtare, El Clasico e parë për sezonin 2022-2023 do të luhet me 16 tetor në orën 16:15. Real Madrid dhe Barcelona do të përballen së bashku në një sfidë që do të jetë më e zjarrtë se kurrë.

Dy skuadrat që udhëheqin La Liga, me “madrilenët” të cilët nuk kanë bërë asnjë hap fals teksa njohin vetëm fitore, të ndjekur nga skuadra e Xavi Hernadez që po kalon një formë fantastike, ku është ndalur vetëm në një barazim në sfidën e parë të kampionatit përballë Rayo Vallecanos.

Megjithatë, deri në përballjen e zjarrtë midis tyre, në duelin që ndan Spanjën në dy pjesë, ka ende kohë pasi do të luhen edhe dy javë të tjera në kampionat.

Orari do të jetë i përshtatshëm për t’u ndjekur kudo, përveçse në Europë, mund të shihet edhe në Shtetet e Bashkuara dhe Amerikën Latine, po ashtu edhe në pjesën më të madhe të Azisë.

Përballja e fundit zyrtare midis tyre përfundoi me rezultatin 4-0 për katalanasit, por Real Madrid ia doli përsëri të triumfonte në fundin e sezonit dhe të ngrinte lart trofeun e La Liga.

Kush do të triumfojë në përballjen e parë të sezonit? Carlo Anceloti apo Xavi Hernandez? Karim Benzema apo Robert Leëandoëski? Gjithçka do të keni mundësi ta ndiqni live vetëm në platformën Digitalb në SuperSport.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency