La Liga

El Clasico ndizet në fund, eksperienca e Realit triumfon ndaj talenteve të Barçës

Eksperienca e madrilenëve të Realit bëri diferencën përballë talenteve të Barcelonës, me Los Blancos që ia dalin të marrin 3 pikët falë fitores 1-2, të vulosur nga një gol mjaft i bukur i austriakut David Alaba në pjesën e parë dhe një tjetër i Lucas Vasquez në shtesë.

Për herë të parë pas 16 vitesh, El Clasico luhej pa Messin e Ronaldon dhe të gjithë prisnin me interes se cili prej yjeve të rinj do të rrëmbente skenën në “Camp Nou”, teksa në fund ishte Reali i Madridit që u largua me tre pikë.

Pas një faze studimi në 20 minutat e para, sfida u ndez nga një depërtim i Vinicius Junior në zonë, i cili kërkoi edhe penalltinë për një kontakt me Minguezën, por nuk mendonte kështu arbitri, që pas konsultimit edhe me VAR, vijoi lojën.

Në minutën e 25-të erdhi edhe mundësia më e mirë e shënimit për Barcelonën, me Memphis Depay që zbriti shpejt dhe shërbeu në qendër të zonës, aty ku holandezi tjetër Sergino Dest humbi një penallti në lëvizje, duke shpërdoruar një rast të artë për gol.

Vetëm pak minuta më vonë ishte Reali që zbriti në kundërsulm, këtë herë me David Alabën, që si rrallë herë e pa veten në krahun e majtë të sulmit dhe pasi rregulloi topin, lëshoi një të majtë të hidhur, duke e dërguar në rrjetën e portës së Ter Stegen.

Në minutat e fundit të pjesës së parë, katalanët zbritën në një tjetër kundërsulm të rrezikshëm, me Jordi Albën që shërbeu për Ansu Fati, por goditja e talentit të ri të Barcës u bllokua që në nisje.

Pjesa e dytë ishte më e vakët në raste, me Benzema që i shkoi pranë golit të dytë, por hasi në pritjen e gjermanit ter Stegen, ndërsa nga ana tjetër Barcelona tregoi dëshirë të madhe për të shmangur humbjen, por jo qartësinë e duhur.

Në minutat shtesë katalanët krijuan një tjetër rast të mirë shënimi, por nuk konkretizuan dhe nga kjo përfituan Los Blancos, që zbritën në një kundërsulm të shpejtë me Asension, i cili gjuajti, por grushtoi ter Stegen, ndërsa topin e kthyer e shtyu në rrjetë Lucas vasquez, që mbylli llogaritë e ndeshjes.

Golin e nderit për katalanët e shënoi Sergio Aguero në minutat shtesë, megjithatë vlejti vetëm për kënaqësinë personale të argjentinasit, që mori duartrokitjet e para në “Camp Nou”. Me këtë fitore Reali i Madridit ngjitet në krye të renditjes me 20 pikë, ndërsa Barcelona mbetet në vendin e 8 me 15 pikë.

Barcelona – Real Madrid   1-2   Aguero 96’/ Alaba 32′, Vasquez 91′

 

Golat dhe rastet kryesore të ndeshjes:

97′ – Goooool. Sergio Aguero shënon golin e parë në “Camp Nou” dhe merr duartrokitjet e publikut, por sa keq që nuk shmang dot humbjen e Barçës…

91′ – Goooool. Lucas Vasquez përfiton nga një kundërsulm i shpejtë i Realit dhe dërgon topin në rrjetë për herë të dytë…

63′ – Benzema ka një mundësi të artë shënimi, por goditja e tij është qendrore dhe pritet në dy kohë nga portieri ter Stegen.

 – Mbyllet pjesa e parë me avantazhin minimal 0-1 të madrilenëve…

31’ – Goooool. Kundërsulm i shpejtë i Realit, me David Alabën që lëshon një të majtë të hidhur nga një pozicion i prirët dhe topi ndalet në rrjetën e portës së ter Stegen. Reali i Madridit kalon në avantazh.

25’ – Kundërsulm i shpejtë i Barcelonës, me Depay që shërben për Dest, por anësori holandez gabon një penallti në lëvizje, duke dërguar topin mbia kuadrat dhe shpërdoruar një mundësi të artë shënimi.

24′ – Vinicius i vetëm me portierin ter Stegen, ia del ta driblojë, po i mbyllet rrezja dhe gjuan jashtë. Megjithatë arbitri vërshëllen pozicion jashtë loje të brazilianit.

21′ – Ndizet El Clasico me Vinicius Junior që hyn në zonë dhe kërkon të “vjedhë” një penallti, por pasi merr edhe konfirmimin e sallës së VAR-it, arbitri lejon vazhdimin e ndeshjes.

Formacionet zyrtare:
Barcelona: Ter Stegen; Dest, Pique, Mingueza, Jordi Alba, Busquets, Ansu Fati, Depay, Eric, Gavi, De Jong
Real Madrid: Courtois; Vasquez, Alaba, Militao, Mendy; Kroos, Modriç, Casemiro, Vinicius, Rodrygo, Benzema.

Shifra dhe statistika:

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency