Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

El Clasico nën kërcënimin e “Democratic Tsunami”

E gjitha bota, këtë të mërkurë do të kthejë sytë nga Spanja, aty ku Barcelona dhe Real Madrid janë gati për të luajtur El Clasicon e parë të këtij sezoni. Do të jetë një duel i ashpër, ashtu siç ka qenë gjithmonë sfida mes këtyre dy klubeve. Këtë here, tensionet pritet të jenë më të larta, për shkak edhe të përplasjeve politike, me rajonin e Katalunjës që kërkon pavarësinë.
Ishte pikërisht ky debat i ashpër që detyroi autoritet të shtynin datën e zhvillimit të kësaj sfide, e cila ishte parashikuar të luhej me 26 tetor. Gjithsesi, frika ende nuk ka kaluar. Autoritet spanjolle i kanë urdhëruar skuadrat që udhëtimi i tyre me autobus drejt stadiumit “Camp Nou” të bëhet në të njëjtën kohë për shkaqe sigurie, pasi 25 mijë separatist, sipas të dhënave të policies,  kanë programuar protesta pranë impiantit. Gjithashtu, në kuadër të masave paraprake, klubet do të akomodohen në të njëjtin hotel.
Do të jetë një El Clasico ndryshe ky i këtij viti, sikurse vetë Zidane e theksoi në konferencën e tij për shtyp. Në mënyrë që askush të mos ndihet i kërcënuar, do të jenë 3 mijë forca policia në terren për të shmangur çdo lloj tensioni apo përplasjeje. “Democratic Tsunami”, lëvizja e njohur për pavarësinë e Katalunjës, është organizata që ka alarmuar autoritet lokale, pasi ka paralajmëruar se këtë të mërkurë do të jenë sërish në protestë.

Mediet spanjolle raportojnë se hoteli ku do të qëndrojë klubi madrilen është vetëm 600 metra larg impiantit “Camp Nou”, teksa masat e shtuara kanë ardhur si pasojë e mesazheve kërcënuese në drejtim të “Los Blancos”. Do të jetë një El Clasio me tension, brenda dhe jashtë fushës.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...