Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

El Clasico, shansi i fundit i Realit në garën për titull

2017 rezervon një finale që mbart në vetvete një verdikt për Realin e Madidit. Në prag të ndeshjes që gjithmonë rezervon elekriticitet siç është rasti i El Clasicos, triumfi do përkthehej në mundësinë më të mirë për Los Blancos duke i ridhënë jetë shanseve të tyre garën për titull në La Liga, një trofe që i nevojitet me domosdoshëmri madrilenëve bashkë me Copa del Rey, Champions League që duke i shtuar edhe sukseset në , Superkupën e Europës, atë të Spanjës dhe Botërorit të klubeve do të bënte të mundur arritjen numrin magjik të gjashtë trofeve mitik. Ndaj në rast të një disfate në Bernabeu në duelin e titanëve që parashikohet sërish me Barcelonën, ëndrra e Zinedine Zidane dhe mbretërorëve të tij do të zhbëhej si një flluskë sapuni. Edhe për Cristiano Ronaldon kjo është një sfidë deçizive. Do të ishte shumë bukur nëse do të fitonim El Clasicon shprehet ai, gjithsesi asgjë nuk mund të zbehë sukseset e klubit mbretëror. Për madrilenët rezultati i këtij dueli do të ishte përgjigja më e mirë për vazhdimsinë e sezonit, të cilin në rast disfate do ta mbyllnin pas 6 ditësh e në rast triumfi pas 5 muajsh. Gjithsesi, optimizmi nuk mungon dëshira për të bërë mirë e për t’u rikthyer më të fortë ka lindur sërish në kampin merengues  pas suksesit të fundit në Botërorin e klubeve.  Los Blancos janë të vetëdisjshëm për situatën e tyre në La Liga, ndaj do të luajnë çdo gjë për këtë klasike dhe tre pikët që ajo rezervon, e duke marrë parasysh ritmin e qëndrueshëm që Barcelona po jep, duke iu mbyllur hapësirat rivalëve për t’u afruar me ta, duket se rruga e suksesit për Realin e Madridit kalon nëpër korridorin Barcelonë.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...