Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

El Classico me “aromë” titulli, bota me sytë nga “Santiago Bernabeu”

Fansat e futbollit nga mbarë bota do t’i kenë sytë në “Santiago Bernabeu” mbrëmjen e sotme, pasi aty do të luhet El Classico e radhës mes Realit të Madridit dhe Barcelonës, dy skuadrave më të mëdha spanjolle, që për më tepër këtë sezon po rivalizojnë ashpër për titullin kampion.

Të dy rivalët e përjetshëm vijnë në këtë takim me karikimin maksimal për të marrë 3 pikët, duke qenë se gara për titullin kampion ka mbetur tashmë vetëm mes tyre dhe diferenca është vetëm dy pikë në favor të katalanëve.

Këta të fundit numërojnë 4 fitore radhazi, që i kanë ndihmuar të marrin kreun e renditjes me 55 ikë, duke përfituar edhe nga fakti që Reali I Madridit ka regjistruar një barazim dhe një humbje në dy javët e fundit, duke lënë plot 5 pikë.

Megjithatë madrilenët janë eliminuar nga Kupa e Spanjës dhe rrezikojnë t’i japin lamtumirën edhe Ligës së Kampionëve, ndaj mbrëmjen e sotme do të vijnë me karikimin maksimal për të fituar, duke qenë se titulli kampion është trofeu më i mundshëm për t’u fituar dhe për të shpëtuar sezonin.

Vendasit do të kenë organikë të plotë për ndeshjen e sotme, me përjashtim të mungesës së bujshme të Eden Hazard, që u dëmtua në mesjavë përballë Manchester Cityt, ndërsa Barca vjen me telashet e zakonshme, që janë mungesat në repartin e avancuar.

Sfida është e balancuar edhe sa u përket statistikave, pasi për kampionat këto dy skuadra janë përballur 179 herë dhe numërojnë nga 72 fitore secila, ndërsa 35 ndeshje kanë përfunduar në barazim.

Sa i përket bilancit në të gjitha ndeshjet zyrtare, Barcelona numëron 96 fitore, kundrejt 95 të Realit, ndërsa epërsia e katalanëve thellohet edhe më tej nëse llogariten edhe ndeshjet miqësore, me plot 115 fitore, kundrejt 99 të Realit dhe 62 të tjerave të mbyllura në barazim.

El Classico numër 180 do të startojë mbrëmjen e sotme në orën 21:00 dhe për të gjithë shqiptarët do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në ekranin e Supersport 2, u nuk do të mungojnë as analizat, komentet e parashikimet me emisionin “Zona Gol” që do të nisë në orën 20:00 dhe do të vijojë deri pas mesnate.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...