Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Elbasani fiton finalen e prestigjit, kurorëzohet kampion i Kategorisë së Parë (fotot)

Elbasani u kurorëzua zyrtarisht si kampion i Kategorisë së Parë. Në ndeshjen e fundit të sezonit, ndaj Bylisit, klubi verdheblu, që e kishte siguruar më herët ngjitjen, gjithsesi fitoi në fund me rezultatin 3-2.

Pasditja e së enjtes u kthye në një festë të vërtetë, me tifozët e shumtë në numër që kishin ardhur për të shijuar suksesin e rikthimit në Superiore bashkë me skuadrën.

Ndeshja ishte e programuar për t’u luajtur në “Adush Muça”, por për të respektuar Elbasanin, si vend i parë, Bylisi pranoi ta zhvillonte takimin në “Elbasan Arena”.

Elbasani zhbllokoi fillimisht shifrat në minutën e 28-të me anë të golit të Grecës, i cili goditi mirë me të djathtën brenda zones, për të çuar në festë stadiumin. Avantazhi i ekipit të Nevil Dedes zgjati vetëm tri minuta, pasi Bylisi barazoi falë golit të realizuar me kokë nga Peralta.

Pjesa e parë u mbyll me një gol të realizuar nga Jefferson, që goditi me një parabolë nga jashtë zonës për t’i përmbysur shifrat Elbasanit.

Lexo edhe: 

Elbasani tregoi karakter në pjesën e dytë dhe barazoi në minutën e 84-t, pas një goditje të bukur nga jashtë zonës nga Gava.

Emocionet nuk u ndalën me kaq, pasi në minutën e 94-t, “Elbasan Arena” festoi dhe golin e fitores. Orgest Gava dhuroi një asist të shkëlqyer drejt zonës dhe Hoxhaj nuk fali me kokë, duke përmbysur gjithçka.

Një finale prestigji, ku ekipi i Nevil Dedes dëshmoi edhe një herë që ka kryesuar me meritë kampionatin dhe rikthimin në Superiore. Verdheblutë e mbyllën sezonin me 79 pikë, ndërsa Bylisi me 71 pikë. Të dyja skuadrat do të jenë mes më të mirëve të Superiores në vitin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Kombëtare

Trajneri Sylvinho analizoi barazimin 2-2 të Shqipërisë përballë Kroacisë në Hamburg, ku preku disa tema të ndryshme. “Mendoj se zhvilluam një ndeshje shumë të...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Futboll

Kapiteni i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, ka pasur këtë të hënë, përpara seancës së dytë stërvitore në Atlanta të “Albicelestes”, e cila po...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...