Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Eliminatoret e Europianit 2020, Kosova nuk mund të përballet me…

????????????????????????????????????

UEFA ka përcaktuar tashmë ndeshjet me rrezik të lartë, që duhet medoemos të evitohen në eliminatoret e Euro 2020.

UEFA listoi shtetet që nuk mund të jenë në të njëjtin grup eliminator për evenimentin kontinental. Kosova është në të paktën dy kryqëzime të pamundura.

Qeveria e futbollit evropian ka vlerësuar se në një përballje mes përfaqësueses së trajnerit Challandes dhe Serbisë, mund të ketë probleme serioze, që kalojnë kufijtë e sportit. Për këtë arsye, është shmangur një mundësi e tillë. Gjithashtu, Kosova nuk do të luajë as kundër Bosnjë-Hercegovinës, në një skenar të ndikuar nga zhvillimet politike dhe incidentet që UEFA shpreson se në këtë mënyrë, do të evitohen.

Tre çifte të tjera, që nuk do të mund t’i shohim në Euro 2020, Armeni-Azerbajxhan, për shkak të konfliktit të hershëm për rajonin e Nagorno Karabakut, Spanjë-Gjibraltar dhe Rusi-Ukrainë.

Shorti për Euro 2020 do të hidhet më 2 dhjetor, ndërsa për herë të parë në historinë prej 6 dekadash të UEFA-s, do të zhvillohet në 10 shtete dhe 12 qytete. Finalja e madhe e Evropianit do të luhet në stadiumin Wembley të Londrës.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...