Connect with us

Hi, what are you looking for?

Moshat Kuqezi

Eliminatoret e Europianit U-17/ Shqipëria gati për ‘finalen’ ndaj Uellsit

Kombëtarja shqiptare U-17 ka mbyllur sot përgatitjet për ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Uellsit, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023. Kjo është edhe përballja më e rëndësishme e kuqezinjve, të cilët në rast se fitojnë do të kualifikoheshin për herë të parë në ‘Elite Round’.

Këtë të martë, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku zhvilluan seancën e fundit stërvitore në Kroaci, ku po luhen ndeshjet e kësaj grupmoshe.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se gjendja e ekipit kuqezi është e mirë, pavarësisht ngarkesës muskulare që vjen për shkak të dy ndeshjeve të zhvilluara në harkun kohor të tre ditëve. Gjithashtu, në këtë sfidë të fundit, trajneri Bulku nuk do të ketë në dispozicion Egert Selmanin, për shkak të kartonave të verdhë që mbrojtësi ka marrë në ndeshjet ndaj Suedisë dhe Kroacisë.

Aktualisht, Shqipëria është në kuotën e tre pikëve, në vendin e tretë në grup, po aq sa Kroacia e vendit të dytë, ndërsa Uellsi renditet në vendin e parë në grup me katër pikë.

Përqëndrimi i ekipit kuqezi është maksimal, qoftë nga ana e lojtarëve, por edhe e stafit për ta përgatitur sa më mirë këtë sfidë. Në përballjen e dytë ndaj Kroacisë, trajneri Bulku bëri një ndryshim në formacionin titullar, ndryshe nga 11-shja që sfidoi Suedinë, me Dean Vraniçin dhe Davide Avdullarin që e nisën nga stoli.

Gjithçka do të vendoset ditën e nesëërme, teksa sfida ndaj Uellsit do të luhet në ora 13:00, teksa në po të njëjtën orë, edhe Kroacia do të përballet me Suedinë.

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Featured

Gjatë periudhës së merkatos, janë të shumta mundësitë që një lojtar të ndryshojë klub dhe fanellë. Mirëpo, edhe pse shumë të rrallë, ka nga...

Futboll

Portieri i Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan raportohet mes viktimave që humbën jetët nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi. Lajmin tragjik e zyrtarizoi trajneri Yalmaz...