Connect with us

Hi, what are you looking for?

Moshat Kuqezi

Eliminatoret e Europianit U-17 / Shqipëria, gjithçka gati për sfidën vendimtare me Kroacinë

Shqipëria U-17 vijon përgatitjet për sfidën e dytë ndaj Kroacisë në eliminatoret e Kampionatit Europian 2023 për këtë grup-moshë, që luhet ditën e diel në ora 13:00. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë aventurë, duke fituar në debutim 3-1 ndaj Suedisë.

Pas ndeshjes së parë ekipi ka zhvilluar më shumë stërvitje në drejtimin taktik pa ngarkesa fizike për të rikuperuar edhe lodhjen e sfidës hapëse.

Grupi është stërvitur i plotë dhe nuk ka asnjë dëmtim fizike me të gjithë lojtarët që do të jenë të gatshëm për duelin ndaj Kroacisë. Sakaq, dot do të zhvillohet dhe seanca e fundit stërvitore para ndeshjes ku stafi do të provojë vendosje të ndryshme taktike para ndeshjes.

Bëhet fjalë për ndeshjen më të rëndësishme, pasi një fitore do t’i shtonte shumë shanset e Kombëtares U-17 për t’u kualifikuar në fazën Elite të Europianit të kësaj moshe, ku marrin pjesë skuadrat më të forta të kontinentit. Në rast kualifikimi kjo do të ishte një arritje e madhe për ekipet kombëtare të moshave të Shqipërisë.

Për këtë arsye përqendrimi i stafit teknik dhe i lojtarëve është maksimal për të përgatitur sa më mirë këtë ndeshje dhe për të marrë 3 pikët e radhës. Aktualisht, Shqipëria U-17 renditet e para në grupin 7 me 3 pikë së bashku me Uellsin, që fitoi gjithashtu ndeshjen e parë me Kroacinë 2-0. Po nesër, Uellsi do të përballet me Suedinë me ndeshjet e grupit që luhen të gjitha në Kroaci.

Sfida e fundit në grup e Shqipërisë U-17 do të jetë ajo ndaj Uellsit, që do të luhet më 26 tetor, po në ora 13:00.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...