Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Eliminatoret/ Italia e Kroacia bëjnë blof, Islanda ia del në Turqi

Në ndeshjet e tjera të kësaj të premteje, për kualifikueset e Botërorit të vitit të ardhshëm në Rusi, grupet D dhe I nuk kanë dhuruar ende asnjë verdikt. Kjo për shkak se në grupin D, Austria mposhti 3-2 Serbinë kryesuese, që ndonëse nuk u jep asgjë austriakëve përveç prestigjit të mposhtjes së serbëve, pengoi këta të fundit të siguronin kualifikimin.

Përfaqësuesja nga Beogradi e sheh veten tashmë në kuotën e 18 pikëve, një më shumë sesa Uellsi i vendit të dytë dhe 2 nga Irlanda e vendit të tretë. Gjithçka do të vendoset në Beograd, në ndeshjen e fundit përballë Gjeorgjisë, ndërsa Uellsi do të duhet të luajë të gjitha kartat përballë Irlandës, me favorin se edhe një barazim mund ta çojë në fazën “play off”. Uellsi fitoi më herët ndaj gjeorgjianëve 1-0 në transfertë, ndërsa Irlanda mposhti 2-0 në shtëpi Moldavinë.

Në grupin I, ku ndodhet edhe përfaqësuesja tjetër shqiptare, ajo e Kosovës, e cila u mposht 2-0 në “Loro Boriçi” nga Ukraina, janë ishullorët e Islandës që kanë marrë kryesimin, me fitoren 2-0 përballë Turqisë, ndërsa Kroacia hodhi një hap fals përballë Finlandës, me barazimin 1-1, që i zbret ballkanasit në vendin e dytë, me 2 pikë më pak sesa Islanda.

Ukraina ngjitet në vendin e tretë, duke lënë jashtë çdo objektivi turqit. Ndeshja e fundit dhe vendimtare do të jetë ajo mes Ukrainës dhe Kroacisë, për të përcaktuar biletën e “play off”-it, pasi Islanda do të ndeshet ndaj Kosovës, në një sfidë relativisht të lehtë për ishullorët.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...