Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Eliminatoret, sot ndeshjet e fundit në tre grupe

Eliminatoret e botërorit “Rusi 2018”, do të vijojnë sot me ndeshjet e fundit në tre prej grupeve, ndërsa pritet të përcaktohet edhe një tjetër ekip europian që do të sigurojë kualifikimin direkt. Kështu në Grupin C ka përfunduar gjithçka, sepse Gjermania ka marrë pikë të plota në nëntë takimet e para dhe siguroi matematikisht kualifikimin para tre ditësh, në fitoren 1-3, ndaj Irlandës së Veriut, ndërsa kjo e fundit do të kërkojë fitoren në Norvegji, për të siguruar pjesëmarrjen në Play Off.

Në grupin E, Polonia do të presë Malin e Zi dhe ka nevojë për vetëm një pikë, që të sigurojë kualifikimin direkt, ndërsa Danimarka do të kërkojë fitoren ndaj Rumanisë, me shpresën e ndonjë hapi fals të polakëve, por edhe për të pasur sa më shumë pikë, në renditjen mes vendeve të dyta.

Edhe në grupin G, Anglia ka siguruar kualifikimin direkt për në botëror, ndërsa pritet beteja bëhet për vendin e dytë, mes Skocisë që do të udhëtojë në Slloveni dhe Sllovakisë që do të presë Maltën. Gjithsesi, vendi i dytë në këtë grup ka grumbulluar më pak pikë dhe rrezikon që pas përfundimit të fazës në grupe të mbetet edhe jashtë Play Off.

Supersport do të sjellë edhe sot me katër transmetime direkte, si më poshtë:

Në orën 18:00
Lituani – Angli Supersport 2
Danimarkë – Rumani Supersport 3
Poloni – Mal i Zi Supersport 4

Në orën 20:45
Gjermani – Azerbajxhan Supersport 2

Lajme të tjera

Serie A

Aventura e Walter Mazzarrit te Napoli mundtë quhet e përfunduar. Barazimi mes vuajtjesh ndaj Genoas në fundjavë ka bërë që De Laurentiis të humbë...

Kategoria Superiore

Kukësi ndryshoi për të katërtën herë trajnerin, kur deri më tani janë zhvilluar vetëm 24 javë.Verilindorët e nisën sezonin me Rraman Hallaçin, e vijuan...

Champions League

Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë interesante, gjatë së cilës “harron” për disa momente modestinë. Gjithsesi, 30-vjeçari meriton çdo lëvdatë, pasi është ai truri...

Bundesliga

Granit Xhaka gjen golin me fanellën e Bayer Leverkusen. Në ndeshjen e kampionatit gjerman, mesfushori me origjinë shqiptare realizoi një gol maft të bukur...