Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Eliminatoret/ Tripletë e Mesit, Argjentina shkon në Botëror

Argjentina ia ka dalë të kualifikohet për në botërorin rus, falë fitores 1-3, në transfertën deçizive ndaj Ekuadorit, shoqëruar edhe me humbjen e Kilit, në Brazil, me rezultatin 2-0. Në ndeshjen e fundit në grup, Argjentina nuk kishte asnjë alternativë veç fitores dhe ankthi se Messi me shokë do të mbeteshin jashtë botërorit, u shtua në fillim të takimit, pasi Ekuador kaloi në avantazh që në minutën e parë.

Gjithsesi, argjentinasi i Barcelonës merr ‘për dore’ ekipin dhe përmbys rezultatin, duke shënuar dy herë në 45 minutat e para, pas dy asisteve të Angel Di Marias. Në minutën e 62-të, Messi vulosi fitoren e argjentinasve, që përkthehej në kualifikim për në ‘Rusi 2018’. Brazili, që ishte kualifikuar më herët, mposhti 3-0 Kilin, duke i hequr mundësinë e pjesëmarrjen në botëror, yjeve si Sanchez, Vidal, etj.

Edhe Uruguaji siguroi kualifikimin pas fitores 4-2 ndaj Bolivisë, arritur falë përmbysjes së disavantazhit fillestar. Caceres barazoi shifrat, ndërsa Cavani dhe dopieta e Suarez vulosën kualifikimin e uruguajanëve, si ekipi i dytë në Amerikën Latine. Kolumbia ishte skuadra e katërt e kualifikuar, falë barazimit 1-1 me rivalen direkte Perunë, e cila mbeti në vendin e pestë, ku do të luajë në fazën Play Off.

Surprizën e madhe e bëri Venezuela, që ishte skuadra e fundit e renditjes, pasi mposhti 0-1 Paraguajin në transfertë dhe i hoqi mundësinë e kualifikimit për në Play Off.

Lajme të tjera

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Champions League

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ishte përzgedhur titullar nga trajneri Simone Inzaghi në ndeshjen e Champions League të Interit në transfertë ndaj...

Euro 2024

Kosova është pa trajner pas shkarkimit të sllovenit Primoz Gliha pas përfundimit të eliminatoreve të Euro 2024. Aty ku përveç dy barazimeve ndaj Zvicrës,...

Champions League

Milani u mposht në “San Siro” me rezultatin 1-3 nga Borussia Dortmund, duke minimizuar mundësitë për të vijuar aventurën në Ligën e Kampionëve edhe...