Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Eliminimi i Italisë nga Botërori, Jorginho: Do më rëndojë gjithë jetën

Mesfushori i Chelsea-t, Jorginho dhe Italia paguan çmimin për dy gabimet e bëra në ndeshjen ndaj Zvicrës. Pas eliminimit nga Maqedonia e Veriut në kualifikueset e Botërorit Katar 2022, lojtari theksoi se penalltia e humbur ndaj Zvicrës ka për ta ndjekur gjatë gjithë jetës.

Kampionët e Euro 2020 u mundën në Palermo, duke humbur mundësinë e pjesëmarrjes në fazën finale të Kupës së Botës për të dytën herë radhazi.

Duke folur pas këtij takimi, lojtari i Chelsea-t theksoi se ende mërzitet kur kujton dy gabimet e bëra ndaj Zvicrës, që i kushtuan Italisë dy fitore nga të cilat do të kishte marrë kryesimin e Grupit C dhe si rezultat edhe biletën direkte për në Katar.

“Më dhemb kur e mendoj, sepse ende mendoj për atë penallti dhe do më ndjekë gjatë gjithë jetës sime. Të kesh dy mundësi dhe të mos jesh i aftë të ndihmosh skuadrën tënde dhe vendin tënd është diçka që do më rëndojë gjithmonë. Njerëzit thonë se duhet të ngremë kokën dhe të ecim përpara, por është e vështirë. Është e vështirë të shpjegosh se çfarë ndodhi”-tha mesfushori, ndërsa foli për “Rai Sport”.

Italia u bë të enjten kombëtarja e parë kampione në fuqi e Europës që eliminohet nga Kupa e Botës në këtë raund që nga koha e Greqisë në vitin 2006.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...