Murat Yakin komentoi eliminimin e Zvicrës në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës Katar 2022, pas humbjes 6-1 ndaj Portugalisë.
Tekniku theksoi se nëse në këtë përballje ekipi nuk dha maksimumin, rrugëtimin në Katar 2022, sipas tij e ka shumë të bukur.
“Portugalia ishte më e mirë, ne nuk u shfaqëm në fushë. Ishim gjithmonë vonë dhe nuk ishim kurrë gati për të bërë atë që duhej. Unë jam ende krenar për udhëtimin që kemi. Grupi ynë ishte i nivelit të lartë dhe djemtë bënë gjëra të mëdha në këtë Botëror”-tha ai.
