Luis Enrique pak kohë më parë e cilësoi veten si trajneri më i mirë në botë, por tani në horizont është lamtumira.
Trajneri spanjoll u shfaq i zhgënjyer pas eliminimit në 1/16-at përballë Marokut dhe tani e ardhmja e tij është e paqartë.
“Tani nuk është momenti për verdikte. Sigurisht, do të ulemi dhe do të bisedojmë për të ardhmen. Unë jam përgjegjësi për këtë Botëror” – tha Luis Enrique pas sfidës me Marokun.
52-vjeçari drejton përfaqësuesen spanjolle nga 19 nëntori i vitit 2019 dhe numëron 39 ndeshje.
