Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Eliminimi në Kupë nga Interi, Kumbulla: Gabuam shumë! Ja çfarë duhet të bëjmë

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla ka theksuar se sipas tij janë bërë shumë gabime në ndeshjen kundër Inter, që përfundoi me rezultatin 2-0 dhe eliminoi Romën nga Kupa e Italisë.

Duke folur pas kësaj disfate, shqiptari u shpreh që në të përgjithshmen luajtën mirë, ndaj ndihen keq.

Kemi bërë një gabim, ka shumë keqardhje sepse në përgjithësi luajtëm mirë. Duhet të analizojmë gabimet dhe të përpiqemi të përmirësohemi.”-tha ai.

Më tej, Kumbulla shtoi se duhet të përpiqen të jenë konstant gjatë ndeshjes dhe të punojnë me mentalitetin.

Duhet të përpiqemi të jemi konstant gjatë ndeshjes, sepse kemi alternuar shumë momente të mira dhe të tjera. Duhet të punojmë në mentalitetin tonë dhe të jemi të qëndrueshëm gjatë gjithë lojës.”-shtoi lojtari.

Ndërsa, për përballjen e së dielës me Sassuolon, ai shtoi se është një takim që duhet fituar me patjetër.

“Sassuolo? Do të analizojmë gabimet dhe do të mendojmë menjëherë për ndeshjen e së dielës, një lojë e vështirë që duam ta fitojmë.”-u shpreh Marash Kumbulla.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...