Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Eliminimi në US Open zhgënjen Nadal: Nuk e di kur kthehem, do merrem me jetën!

Rafael Nadal u eliminua në raundin e katërt të US Open nga tenisti i shtëpisë, amerikani Frances Tiafoe. 24-vjeçari triumfoi në katër sete me shifrat 3-1 duke dominuar, sidomos në aspektin fizik ndaj 36-vjeçarit nga Mallorca.

Pas eliminimit, Nadal nuk e fshehu zhgënjimin ndërsa theksoi se i duhej të shkëputej një periudhë nga tenisi për t’u marrë me gjërat e rëndësishme në jetë si shtatzania e gruas së tij, ndërsa shtoi se do të rikthehet vetëm kur të ndjehet gati në aspektin psikologjik.

“Siç mund ta merrni me mend, në këtë moment është pak e vështirë për mua të imagjinoj si do të jetë e ardhmja. Ajo çfarë unë duhet të bëj tani, është të kthehem në shtëpi sepse kam gjëra shumë më të rëndësishme se tenisi për t’u marrë.

Muajt e fundit kanë qenë shumë të vështirë dhe tani mendja ime është vetëm që shtatzania e gruas sime të shkoj mirë dhe djali të jetë i shëndetshëm. Duhet të kthehem në shtëpi dhe të kujdesem për jetën, ndaj nuk e di kur mund të rikthehem. Duhet të jem gati nga ana psikologjike dhe kur të ndjehem gati do të rikthehem”, u shpreh Nadal.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...