Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Eliminimi nga Ajaxi, ja sa ka humbur Juvja financiarisht

Për tifozët është një dramë emocionale, ndërsa për klubin dështim në përmbushjen e objektivave, përfshirë dhe ato financiarë.

Pas eliminimit në çerekfinale, Juventusi dorëzohet në synimin që kishte për të arritur kuotës 100 milionë euro të ardhurash nga edicioni i sivjetshëm i Champions League.

Vetëm për “faj” të Ajaxit, “Zonja e Vjetër” e Italisë është ndalur në kuotën 94.1 milionë euro në total, ku përfshihen shpërblimet e UEFA-s, pa llogaritur të ardhurat nga biletat në “Allianz Stadium” (vetëm në ndeshjen e djeshme u arkëtuan 5 milionë euro).

Sipas bilancit të një të përditshmeje torineze, nga 94.1 milionë euro të arkëtuara; 18.3 milionë vijnë nga marketingu, 15.3 milionë nga bonusi i pjesëmarrjes, 29.7 milionë nga renditja historike e dekadës së fundit, 10.8 milionë nga rezultatet, 9.5 milionë euro nga bonusi për 1/8-at e finaleve dhe 10.5 milionë nga bonusi i çerekfinaleve.

Fakti që nuk do të marrin pjesë në gjysmëfinale u ka kushtuar bardhezinjve 12 milionë euro bonus, shto këtu edhe 1.1 milion euro nga marketingu, me të cilat Juventusi do të mund të tejkalonte për herë të dytë, pas sezonit të mbyllur me finalen e Cardiffit, kuotën e 100 milionë eurove; duke mbërritur në kuotën 107 mln eurove.

Dështimi në Europë është ndier edhe në bursë. Aksionet e klubit bardhezi kanë rënë me 24 për qind, krahasuar me një ditë më parë. Ndryshe nga Juvja, aksionet e Ajaxit në bursën e Amsterdamit janë rritur me 10 për qind.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...