Club Brugge ka njoftuar shkarkimin e Scott Parker këtë të mërkurë, një ditë pas eliminimit nga Champions League.
Aventura e anglezit zgjati vetëm 12 ndeshje dhe klubi mbylli bashkëpunimin pas disfatës së thellë në Lisbonë përballë Benfica-s me rezultatin 5-1 në “estadio da Luz”, në raundin e 1/8-ave.
Lexo edhe:
- Mirlind Daku/ Nga hapat e parë të karrierës, te mundësia për t’u veshur kuqezi
- Faza e 1/8-tave, Jorgjit i besohet ndeshja e skuadrës italiane në Conference League
- Sylvinho flet për përgatitjet për Poloninë: Do të ketë prurje të reja, dua disa liderë
Parker mori drejtimin e skuadrës belge më 31 dhjetor 2022 dhe koleksionoi vetëm 2 fitore, 6 barazime dhe 4 humbje dhe tani ish-trajneri i Fulham dhe Bournemouth është zyrtarisht i “papunë”.
