Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Eliminimi nga Kupa e Mbretit, Simeone paralajmëron largimin nga Atletico

Atletico Madrid po bën mjaft mirë në kampionat dhe kryeson renditjen, ndonëse ka luajtur dy ndeshje më pak se kundërshtarët, megjithatë eliminimi i djeshëm në fazën e 1/32-ave të Kupës së Mbretit, aq më tepër nga një kundërshtar modest si Cornella, ka prishur qetësinë te Los Colchoneros.

Kështu nëse disa ditë më parë të gjithë ishin të bindur që Ddiego Simeone do të vijojë gjatë punën në pankinën e klubit madrilen, tani nuk mund të thuhet më e njëjta gjë dhe fjalët e trajnerit argjentinas erdhën “si një rrufe në qiell të hapur”.

“Në futboll gjërat ndryshojnë shumë shpejt dhe duhet të jemi të hapur ndaj të gjitha mundësive, ndaj gjithçkaje që mund të vendosë klubi. Unë ndihem shumë mirë këtu te Atletico, por gjithçka është e hapur në bazë të vendimit të klubit”, tha Simeone.

Tekniku argjentinas drejton Atleticon që prej 23 dhjetorit të 2011-ës dhe që atëherë ka ngritur klubin në nivelet më të larta historike, ndërsa kontrata aktuale me Los Colchoneros skadon në verën e 2022-shit, por deri tani palët nuk kanë dhënë sinjale rinovimi.

Në lidhje me eliminimin nga Kupa e Mbretit, Simeone deklaroi se ky është një rast i përsëritur dhe se duhen gjetur zgjedhje, pasi ky kompeticion nuk po u jep më sodisfaksion futbollistëve të Atleticos.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...