Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Eliminimi nga Kupa “tërbon” Tuchel: E patolerueshme ajo që pashë në fund

Rrugëtimi i Bayern Munich në Kupën e Gjermanisë përfundoi në çerekfinale me bavarezët që u mposhtën 1-2 ndaj Freiburg. Disfata bëhet edhe më e dhimbshme kur miqtë përmbysën avantazhin dhe realizuan golin e fitores në minutën e 95-të me Holer që nuk gaboi nga pika e bardhë.

Ky eliminim irritoi jashtë mase trajnerit Thomas Tuchel i cili pas sfidës theksoi se lojtarët e tij duhej të tregoheshin më të qëndrueshëm në fushë dhe se në zonën e tyre duhet të “tregojnë muskujt”, e jo të humbisnin dy duele ashtu siç ndodhi në rastin e penalltisë në fundin e lojës.

Lexo edhe:

VIDEO/ Cuadrados i ikën truri, godet me grusht kapitenin e Interit

Trajneri i ri, 52-vjeçari fluturon drejt Londrës për të firmosur me Chelsea

E kryer/ Roma gjen akordin me Kumbullën, detajet e rinovimit

Djali i Ancelottit merr drejtimin e skuadrës ku luan ish-mesfushori i kombëtares shqiptare

“Humbëm dy duele ajrore para se ata të fitonin penalltinë në minutën e fundit. Në atë moment duhet të tregosh fuqinë, të mbizotërosh ndaj kundërshtarit. Dua që lojtarët e mi të jenë më të fortë. Nuk mund ta lejoj që të humbasim topin e parë, të dytë dhe të tretë në zonë, në minutën e fundit të ndeshjes”, u shpreh Tuchel.

Nga ana tjetër, tekniku gjerman nuk kurseu as Jamal Musialën i cili po ashtu ishte fajtor në momentin e penalltisë me topin që u përplas në dorën e mesfushorit. Tuchel theksoi se fantazisti nuk mund të ketë atë sjellje në zonë pasi rrezikon skuadrën.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...