Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Eliminohet Kukësi, nuk ka surpriza për Partizanin, Teutën apo Vllazninë

Janë luajtur ditën e sotme ndeshjet e kthimit në kuadër të raundit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë teksa surpriza vjen nga Kukësi. Në ndeshjen e zhvilluar në Vlorë, verilindorëve nuk iu mjaftoi një fitore 1-0 ndaj Egnatias, duke qenë se ishin mposhtur në të takimin e parë me rezultatin 3-1. Tashmë, të besuarve të trajnerit Diego Longo, iu mbetet të përqendrohen në kampionat, ndërsa rrogozhinasit konfirmohen “hirushja” e këtij sezoni.

Ndërkaq, nuk ka pasur surpriza në sfidat e tjera me Vllazninë që ka fituar thellë në shtëpi ndaj Pogradecit me rezultatin 6-1, ndërsa kishin triumfuar edhe në sfidën e parë me rezultatin 0-2. Nga ana tjetër, Partizani mposhti Besëlidhjen me shifrat 2-0, ndërsa në sfidën e parë lezhjanët ishin dorëzuar me shifrat 0-1.

Sakaq, Teuta mposhti Korabin 2-0, teksa rezultati i përgjithshëm është 3-0 në favor të durrsakëve. Ndërkohë, Laçi vuajti jo pak kualifikimin pasi ndaj Tomorit u ndal në një barazim 1-1, por kaloi vetëm në sajë të rezultatit të ndeshjes së parë ku kishte triumfuar me rezultatin 0-1. Sakaq, sfida mes Skënderbeut dhe Bylisit shkoi në shtesë duke qenë se rezultati pas 120 minutave ishte i barabartë 2-2, ndërsa ndeshja e parë përfundoi 1-1. Megjithatë, nga penalltitë, ishin korçarët që u kualifikuan pasi u treguan më të saktë duke realizuar 4 penallti, ndërsa ballshiotët realizuan 3.

Rezultatet e ndeshjeve:

Kastrioti-Flamurtari 2-4 (0-0)

Kukësi-Egnatia 1-0 (1-3)

Laçi-Tomori 1-1 (1-0)

Partizani-Besëlidhja 2-0 (1-0)

Teuta-Korabi 2-0 (1-0)

Vllaznia-Pogradeci 6-1 (2-0)

Skënderbeu-Bylis 2-2 (1-1) pas pen. 4-3

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...