Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Eliminohet Studenti, Erzeni në finale, titulli më pranë

Erzeni siguron finalen e madhe në kampionatin kombëtar të volejbollit për meshkuj. Ekipi shijakas zhvilloi një ndeshje shumë të mirë duke mbyllur përfundimisht llogaritë në duelin e fazës gjysmëfinale të play off-it ndaj Studentit. Në Pallatin e Sportit Asllan Rusi Erzeni vazhdoi rrugën e fitoreve duke konfirmuar përsëri formën shumë të mirë që po përjeton skuadra e Arben Sakos. Seti më i rivalizuar ishte seti i dytë, set të cilin skuadra shijakase e fitoi me shifrat 25-22, ndërsa në dy setet e tjerë ndonëse u përpoq shumë ekipi i Studentit humbi qetësinë dhe bëri shumë gabime pikërisht në fazat më të rëndësishme të lojës. Në fakt në setin hapës Erzeni pati një lloj epërsie të cilën e ruajti deri në fund, pavarësisht tentativave të ekipit kryeqytetas për t’u afruar dhe miqtë morën një avantazh të madh edhe në aspektin psikologjik, duke fiksuar rezultatin 25-17. Ky ishte gjithashtu edhe seti me diferencën më të madhe, në këtë përballje, ndërkaq pas fitimit të setit të dytë me vetëm tre pikë diferencë, e njëjta situatë u përsërit edhe në setin e tretë. Në këtë set ekipi i Studentit shtoi forcat dhe bëri përpjekjet maksimale për të qëndruar në kontakt me skuadrën shijakase, sidoqoftë Erzeni rezultoi një kundërshtar tepër i fortë dhe u shkëput pikërisht në fund. Seti i tretë përfundoi me shifrat 25-20 dhe ishte njëkohësisht edhe seti i fundit i këtij dueli, pasi Erzeni mbylli gjithcka duke likuiduar Studentin në vetëm dy ndeshje. Ditën e martë Erzeni kishte fituar 3-0 gjithashtu edhe takimin e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave, respektivisht me 24, 18 dhe 21 pikë, ndeshje që u zhvillua në mjediset e Akademisë Dhimitraq Goga. Erzeni fitoi 2-0 duelin e fazës gjysmëfinale të play off-it me Studentin, pa humbur asnjë set, gjithsesi një meritë e vecantë i takon edhe trajnerit të mirënjohur Arben Sako që e rikthen ekipin shijakas në majat e volejbollit shqiptar. Erzeni u bë kështu klubi i parë finalist dhe në pengesën e fundit të play off-it përsa i përket edicionit të sivjetshëm të kampionatit kombëtar të volejbollit për meshkuj ekipi shijakas do të përballet me skuadrën e Partizanit, që siguroi finalen falë triumfit 3-1 në Sallën e Sporteve Fahrie Hoti në derbin kryeqytetas ndaj Tiranës, duke mbyllur përfundimisht sfidën tjetër gjysmëfinale në vetëm dy takime, pasi më herët “të kuqtë” e Ylli Tomorrit kishin fituar 3-0 edhe përballjen e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...