Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

Eliminohet Tottenham, Higuain debuton pa gol me Chelsea-in!

Kualifikohet Chelsea por eliminohet Tottenham Hotspur. 2 ndeshjet e raundit të 1/16-ave të FA Cup të zhvilluara këtë të dielë prodhuan një tjetër rezultat surprizë. Crystal Palace mposhti 2-0 Tottenhamin duke e eliminuar nga FA Cup, diçka e pritshme në fakt duke parë formacionin që kishte hedhur në fushë Mauricio Pochettino. Për shkak edhe të mungesave trajneri argjentinas kishte aktivizuar një formacion të pëbërë nga shumë djem të rinj duke lënë jashtë edhe emra të tillë si Eriksen, Sissoko apo Lamela. Dy gola në pjesën e parë të Palace dhe një penallti e humbur nga Trippier vendosën fatet e kësaj sfide me Tottenhamin që mori një tjetër goditje pas eliminimit nga Carabao Cup, me skuadrën e Pochettinos që me shumë mundësi do të mbyllë një tjetër sezon pa trofe. Nuk ishte shumë pozitiv debutimi i Gonzalo Higuain me Chelsea-in. Blutë e Londrës avancuan më tej në FA Cup falë fitores 3-0 ndaj Sheffield Wednesday, por sulmuesi argjentinas edhe pse u aktivizua titullar nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës. Willian me një dygolësh dhe talenti Hudson-Odoi ishin autorët e golave për skuadrën e Sarrit.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...