Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

“Eliminuam ekipin e momentit”, Shkëmbi: Kualifikimi më gëzon, loja aspak

Dinamo siguroi një kualifikim drithërues në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Ekipi i Bledi Shkëmbit eliminoi Tiranën, me Edvan Bakajn që ishte heroi i “Bluve” me tre penallti të pritura. Bledi Shkëmbi analizon 120 minutat e luajtura në prononcimin e dhënë në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

Emocione në fund, urova djemtë për kualifikimin, pasi për ndeshjen kam rezerva. Kualifikimi na shërben në aspektin psikologjik, nuk është pak të eliminojmë ekipin më të mirë të momentit, por nuk jam i kënaqur me ndeshjen tonë.

Duhet ta menaxhonim më mirë ndeshjen, edhe pse nuk na rrezikoi Tirana deri te goli i parë. As ne nuk rrezikuam, skuadrat ishin të kujdesshme. Gabim individual i yni goli i parë, e dija që do të ishte e vështirë në aspektin psikologjik, ashtu ndodhi.

U sollëm më mirë në fushë me 4-2-3-1. Zgjedhja me pesë ishte e detyruar. Nuk ishte një problem rreshtimi, ndikoi pak fati dhe përqendrimi. Pjesa e dytë pastaj ishte problem psikologjik.

Neve na duhej shumë ky kualifikim, e dinim që do të ishte shumë i vështirë, do na rikuperojë mjaft nga ana psikologjike. Ndeshja e radhës vjen shpejt, na pret një sfidë e vështirë të hënën, por shkojmë ndryshe në aspektin psikologjik.

Ne menduam që me rezultatin 2-0 të ndeshjes së parë, duhet të ishim të kujdesshëm. Kemi pasur shumë probleme pas shpinës në ndeshjet me Tiranën.

Topi i gjatë nuk është në dëshirat dhe idetë e mia. Sot e bëmë shumë herë dhe pa kriter, por erdhi nga presioni psikologjik, sidomos pas pësimit të golit të parë.

Kemi bërë një futboll të mirë deri tani, por sot e tepruam. Lojtarët mendonin të mos rrezikonin, pas 2-0 ndryshoi diçka”, përfundoi trajneri i ekipit kryeqytetas.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...