Jasir Asani është njeriu i momentit në Kombëtaren Shqiptare, pasi me paraqitjen dhe golat e tij ka ndihmuar jo pak që kuqezinjtë të pozicionohen në vendin e parë të grupit të eliminatoreve të Euro 2024 dhe të jenë shumë pranë sigurimit të një bilete për në Gjermani.
Në të njëjtën kohë, Ernest Muçi është sulmuesi i momentit mes kuqezinjve, pasi po kalon një formë të shkëlqyer te Legia e Varshavës, e cila u konkretizua me atë dopietë fantastike ndaj anglezëve të Aston Villës.
Të dy futbollistët do të jenë pjesë e emocionit më të ri në ekranin e SuperSport, “Elite Show”, që do të ngrejë siparin mbrëmjen e sotme dhe do të vijë çdo të hënë në orën 21:00.
Lexo edhe:
- “Pas golave me Aston Villan njerëzit ishin krenarë me mua”, Muçi zbulon pozicionin e preferuar në fushë
- Van Basten: Boll më, nuk vazhdohet kështu! Të ndalet futbolli në Holandë
- “Dha gjak për tokë shqiptare”, TKZ: Mblidhemi dhe nderojmë dëshmorin e Kombit
- Kush do ta zëvendësojë Arnautoviç? Ish-sulmuesi i Romës nën vëzhgimin e zikaltërve
Asani nga Koreja e largët dhe Muçi nga Polonia, do të diskutojnë jo vetëm për ecurinë e Kombëtares Kuqezi, por edhe për karrierën e tyre në klube dhe planet për të ardhmen.
“Elite Show”, nën drejtimin e Gjergj Stefës, do të startojë në orën 21:00 në SuperSport 1, teksa të ftuar në mbrëmjen e parë do të jenë edhe ish-futbollisti i Shkëndijës, Partizanit, etj., Ardian Cuculi, por edhe gazetarët Ylli Aga e Blerim Jahaj.
