Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

ELITE SHOW/ Prapaskena me Modric, një shqiptar do e zëvendësonte te Dinamo Zagreb

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën.

Kapiteni i kombëtares kroate, një nga kundërshtarët e Shqipërisë në grupin B të Euro 2024, transferohej nga Dinamo Zagreb te Tottenhami në verën e vitit 2008.

Për shumën 23 mln euro. Dhe ish-presidenti i rekordmenëve të futbollit kroat, Zdravko Mamic kishte vendosur ta zëvendësonte me Jahmir Hykën.

Lexo edhe:

Të cilin e priste numri 10 te Dinamo e Zagrebit dhe një avion privat për ta marrë futbollistin shqiptar në kryeqytetin kroat.

Hyka u kthye në Tiranë, teksa kishte shumë oferta, si nga Mainz dhe Freiburg. Gjatë asaj vere, Jurgen Klopp sapo ishte larguar nga Mainzi te Borussia Dortmund.

Në fund, Hyka zgjodhi Mainzin, me klubin e Bundesligës që pagoi 300 mijë euro për ta blerë nga grekët e Olympiacosit.

Dhe karrierat e lojtarëve morën drejtime të ndryshme. 37-vjeçari Modric vijon të jetë ndër mesfushorët më të mirë në planet. Teksa Hyka u tërhoq nga futbolli profesionist në korrikun e vitit të kaluar.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...