Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

ELITE SHOW/ Rivaliteti i madh në sulmin e Kombëtares, rrëfehet Hamdi Salihi

Golashënuesi i njohur shqiptar, Hamdi Salihi, aktualisht pjesë e stafit të Sylvinhos në kombëtaren kuqezi, preku disa tema në një lidhje direkte me emisionin “ANALIZË KUQEZI”. Çdo të hënë në SportNews (21:00) nën moderimin e Gjergji Stefës.

Salihi u ndal te rivaliteti i madh në sulmin e kombëtares shqiptare, teksa theksoi se rëndësi ka që të gjithë të jenë në formë të mirë fizike dhe psikologjike. Me Sylvinhon që do të bëjë zgjedhjet e vështira.

Kush më ka pëlqyer më shumë te Kombëtarja? Skela, i vetmi që asistonte. Të tjerët donin të shënonin vetë.

 

Salihi i sotëm? Nuk e di. Për momentin nuk e di. Sadiku, Cikalleshi. Sadiku lëviz dhe shënon gola.

Goli më i bukur? Në Izrael, për mënyrën e ekzekutimit. Më shumë kënaqësi më ka dhënë goli në Shkodër me Malin e Zi.

Shqipëria? Përgatitjet për Europianin kanë filluar menjëherë pas kualifikimit. Duhet t’i monitorosh lojtarët javë pas jave. Jemi munduar të organizojmë punën dhe të ndajmë detyrat.

Më vjen mirë që pjesa më e madhe e lojtarëve të sulmit po luajnë, shënojnë dhe asistojnë. Shpresoj shumë që edhe Broja të futet në listën e lojtarëve që shënojnë. Goli të jep tjetër psikologji dhe besim.

Lexo edhe:

Shpresoj të vazhdojnë kështu deri në fund. E dimë që gjërat ndryshojnë në futboll, nga dita në ditë. Shpresoj që të mos kemi probleme apo dëmtime kur të fillojë Europiani.

Dhimbje koke zgjedhjet në sulm? Kjo është periudhë shumë delikate. Gjërat ndryshojnë për lojtarët nga dita në ditë. Manaj po bën shumë mirë, Muçi gjithashtu.

Broja ndërroi ekip, shpresoj të ketë gola dhe asiste. E njëjta gjë me Cikalleshin. Ai ka formë më konstante, luan dhe shënon golat e tij. I shërben ekipit.

Uzuni shënoi para pak ditëve, shpresoj të vazhdojë kështu. Është një lojtar tek i cili ka shumë efekt ana psikologjike. Ndikohet, kështu që shpresoj të jetë gati përpara fillimit të Europianit.

 

Fillojnë tani kampionatet edhe për Asanin dhe Seferin. Shpresoj të futën në ritëm sa më shpejt. Ka rëndësi që gjendja të jetë ku duhet për lojtarët tanë në muajt maj dhe qershor.

Lista me 23 emra? Shpresoj që të gjithë të jenë mirë fizikisht dhe të gatshëm për t’i shërbyer Kombëtares. Zgjedhjet i takojnë trajnerit. Është e vështirë. Unë kisha shumë dëshirë të merrja pjesë në Euro 2016. E di si përjetohet nga lojtari.

Tani kuptoj edhe vështirësitë e trajnerit. Do të jetë e vështirë. Rëndësi ka që të mos bëhen zgjedhje të detyrueshme për trajnerin. Pra të jenë të gjithë të gatshëm, më pas vendos Sylvinho.

 

Titulli në Superiore? Shikoj Vllazninë që ka marrë një ritëm tjetër, një tjetër besim edhe në interpretimin e lojës. Njësoj si te Kombëtarja, rëndësi ka që ekipi të vijë mirë në momentin vendimtar.

Egnatia ka luajtur shumë mirë, ka kryesuar, por ka pak luhatje. Si edhe Partizani. Vllaznia është shumë mirë, shpresoj ta çojë deri në fund”, u shpreh Salihi.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....