Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

ELITE SHOW/ Shkëmbi: Tiranë e frikësuar, Skënderbe i bukur! Bravo Gvozdenovic

Bledi Shkëmbi, trajneri i Shqipërisë U17, analizoi duelin Skënderbeu-Tirana (0-0) në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00) nën moderimin e Gjergji Stefës.

Po, mund ta them që Tirana fitoi një pikë. Më bëri përshtypje mosreagimi i Tiranës kur Skënderbeu mbeti me dhjetë lojtarë (15’). Në pjesën e parë, portieri i Skënderbeut nuk u ndje pothuajse fare në vështirësi.

Skënderbeu sulmoi dhe humbi një penallti. Do të ishte goditje e madhe për Tiranën nëse do të shënohej penalltia. Pashë një Tiranë me frikë.

Lexoni edhe:

Më pëlqen shumë Skënderbeu, edhe pse nuk ka presionin e Tiranës. Më pëlqeu edhe që Gvozdenovic tentoi fitoren edhe me një lojtar më pak. Rrallë ndodh.

Nëse e shihje ndeshjen pa e ditur çfarë kishte ndodhur, nuk dallohej kush ishte me dhjetë lojtarë…

Skënderbeu realitet interesant. Është tek 2-3 ekipet më të mira për mënyrën si luan, për logjikën e lojës dhe vazhdimësinë. I shoh lojtarët të luajnë pa presion.

A është në objektivat e mi drejtimi i Skënderbeut një ditë? Po, patjetër që po. Kam pasur një moment që isha afër, por nuk e pashë të arsyeshme. Kisha frikë ta filloja në atë moment. Një ditë do të jem trajner i Skënderbeut“, u shpreh ish-kapiteni i ekipit korçar.

(VIDEO) “Skuqet” Superiorja/ Tirana nuk “ndez” as në Korçë, tri pikë shprese për Erzenin

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...