Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Eller dhe Kendes në gjurmët e Buljan, Laçi prezanton 2 kroatë

Pak ditë përpara ndeshjes së parë ndaj Anorthosis për turin e parë kualifikues të Europa League, Laçi ka zyrtarizuar 2 goditje të rëndësishme në merkato. Bëhet fjalë për dy futbollistët kroatë të cilët njihen mjaft mirë nga trajneri Besnik Prenga, mesfushori shtatshkurtër Nikola Eller dhe sulmuesi Vice Kendes. Trajneri i Laçit ka punuar për pak kohë me të dy futbollistët kur ka qenë pjesë e skuadrës së Hrvatski Dragovoljac në ligën e dytë kroate. Të dy lojtarët kanë cilësi shumë të mira dhe pritet të jenë një vlerë e shtuar për kurbinasit në pjesëmarrjen në Europa League por edhe gjatë sezonit të ri. Nikola Eller në pjesën më të madhe të karrierës së tij ka luajtur me Hrvatski Dragovoljac ndërsa sulmuesi Kendesh i cili te Laçi do të përpiqet të zëvendësojë të larguarin Reginaldo në sezonin e fundit ka luajtur te Slaven Belupo në elitën e futbollit kroat gjatë pjesës së parë të sezonit duke realizuar dhe 1 gol me këtë skuadër ndërsa në pjesën e dytë ka qenë pjesë e skuadrës Atlantas në Lituani. Laçit përgjithësisht i ka ecur me futbollistët kroatë dhe presidenti Pashk Laska shpreson që 24-vjeçarët Kendes dhe Eller të ndjekin gjurmët e ish kapitenit Stipe Buljan.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...