Maqedonia e Veriut pret sot Italinë për ndeshjet kualifikuese të EURO 2024.
Duke folur për mediet në prag të këtij takimi, një prej yjeve të vendasve, që prej vitesh është pjesë e Napolit, Eljif Elmas, ka “paralajmëruar’ se e njeh mirë Spallettin, ish-trajnerin e tij që tashmë ka marrë drejtimin e Italisë.
Lexoni edhe:
- Werner, në krizë, Flick nuk i mbyll dyert: Nëse gjen formën, mund të kthehet
- Mancini e nis me humbje aventurën, Arabia Saudite bie në “St. Jame’s Park”
- Zielinski mungon ndaj Shqipërisë? Ja si është gjendja e mesfushorit të Napolit
- Kualifikueset EURO 2024/ “Vëllazërorja” Kosovë-Zvicër premton spektakël në “Fadil Vokrri”
“Unë e njoh mjaft mirë Spallettin. Pres që ata të luajnë një lojë me shumë posedim të topit. Një ndeshje në të cilën Italia do të dominojë. Do të shohim nëse do të funksionojë për ta. Megjithatë, ne jemi profesionistë dhe nuk do të ketë asnjë sentimentalizëm. Natyrisht që do të dalim në fushë për të bërë atë që na kërkon trajneri. Italia do të dalë në fushë për të fituar, ne duhet të luajmë në mënyrë perfekte nëse duam të marrim një rezultat pozitiv”-deklaroi Elmas.
