Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Eliminimi i Al Nassr, trajneri francez fajëson Ronaldon

Al-Nassr nuk ia doli në gjysmëfinalen e Superkupës së Arabisë Saudite pasi u mposht 3-1 nga Al-Ittihad.

Një eliminim dhe rezultat i cili nuk ka lënë aspak shije të mirë te skuadra, trajneri dhe për më tepër te Cristiano Ronaldo, i cili në këtë përballje zhvilloi ndeshjen e dytë zyrtare me skuadrën e tij të re dhe u mjaftua me vetëm një goditje në portë.

Në përfundimin e ndeshjes, trajneri i Al-Nassr, Rudi Garcia, fajësoi pjesërisht portugezin për eliminimin, me francezin i cili priste diçka me shumë nga pesë herë fituesi i Topit të Artë.

“Natyrisht që nuk jam i lumtur, prisja shumë më shumë nga skuadra, të paktën nga elementët që janë në gjendje të bëjnë diferencën. Një nga gjërat që mund të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes ishte ai rast i shpërdoruar nga Cristiano në pjesën e parë.

Lexo edhe

Më të mirët 2022 “live” në SuperSport/ Të nominuarit për çmimet e FSHF-së

Futbollistët më të shpejtë në botë, Broja “djeg” disa emra të rëndësishëm

Braziliani në burg për sulm seksual, modelja e njohur e “fshin” nga jeta e saj

Ivana thuajse “natyrale”, fotot e fundit “tërbuan” fansat

Ai moment mund të ndryshonte fatin e ndeshjes dhe do të kishte tjetër kurs, por ajo çfarë ndodhi nuk ndryshohet më. Përgëzoj kundërshtarin, ata luajtën mirë në pjesën e parë, ndërsa ne dominuam në pjesën e dytë, por vuajtëm mungesën e finalizimit. Sulmi ynë nuk ishte aspak në lartësinë e duhur dhe ne nuk ishim në gjendje për të ndryshuan fatin e ndeshjes. Tani do të fokusohemi në kampionat të rikthejmë titullin kampion,” – tha Rudi Garcia.

Këto fjalë janë përkthyer si një  “thumbim” për portugezin, pasi goli i vetëm për Al-Nassr u realizua nga braziliani Talisca. Ronaldo kishte mundësinë e artë të shënonte në pjesën e parë, një moment i cili ndryshoi takimin, sepse në aksionin e radhës Al-Ittihad realizoi golin e dytë, duke i dhënë një goditje të fortë skuadrës së Al-Nassr, skuadër që tregoi një mungesë të theksuar në vizion dhe saktësi përpara portës së kundërshtarit.

 

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...