Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Elon Musk po bënte shaka, një tjetër miliarder synon blerjen e Manchester United

Elon Musk dëshiron të blejë Manchester United? Jo, pronar i Teslas, e kishte me shaka, një tjetër miliarder, madje mjaft serioz, dëshiron të bëhet pronar i “Djajve të Kuq. “Dailymail” shkruan se Sir Jim Ratcliffe ka si objektiv të blejë shumicën e aksioneve të klubit legjendar anglez nga pronarët aktualë amerikanë, Glazers.

Një zëdhënës, duke folur në emër të pronarit miliarder të Ineos (kompani shumëkombëshe me seli në Londër), theksoi se biznesmeni anglez e sheh veten si një “blerës potencial”.

Ratcliffe, një tifoz i deklaruar i Manchester United, është i hapur për të blerë fillimisht një pakicë akisionesh me qëllim që të marrë kontrollin e plotë të klubit në të ardhmen.

“Nëse klubi është në shitje, Jim është pa dyshim një blerës potencial”, tha zëdhënësi për “The Times”. “Nëse diçka e tillë do të ishte e mundur, ne do të ishim të interesuar të bisedonim me synimin për një pronësi të plotë në të ardhmen”, shtoi zëdhënësi.

Ratcliffe do të përdorte investimet për të përmirësuar infrastrukturën aktuale, kryesisht në një “Old Trafford” të vjetruar.

 

“Kjo nuk ka të bëjë me paratë që janë shpenzuar apo nuk janë shpenzuar. Jim po shikon se çfarë mund të bëhet tani dhe, duke e ditur se sa i rëndësishëm është klubi për qytetin, duket se është koha e duhur për një rifillim.”

Shumica e aksioneve në klubin e Manchester United i takon familjes Glazer, me Avram dhe Joel Glazer përfaqësuesit kryesorë të familjes.

Aksionet e tjera u përkasin investitorëve në Bursën e Nju Jorkut.

69-vjeçari Jim Ratcliffe kohët e fundit u përpoq të blinte Chelsea-n, por oferta e tij u refuzua, pasi pronari aktual, Todd Boehly, dhe konsorciumi i tij morën pronësinë e klubit londinez.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...