Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Elvin Beqiri e mbyll me Tërbunin, largohet për arsye personale

Tërbuni ka mbetur pa trajner, pasi Elvin Beqiri, i cili më parë ka drejtuar edhe Shqipërinë U19, është larguar nga pukjanët. Për shkodranin Tërbuni ishte klubi i parë si trajner dhe tashmë duhet pritur të mësohet se kë do të drejtojë në vazhdim.

“KF Tërbuni njofton të gjithë tifozët pukjanë se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Elvin Beqiri, për arsye personale të trajnerit, që padyshim të gjithë i respektojmë! Tekniku 41-vjeçar u emërua në krye të klubit tonë në korrikun e vitit 2021, duke qëndruar për një sezon tek ne.

Nën drejtimin e trajnerit Beqiri ekipi ynë regjistroj 12 fitore, 11 barazime dhe 10-të humbje. Me këto rezultate e mbyllëm në vendin e pestë në Kategorinë e Parë! Dy ndeshje të humbura kanë qenë në Kupën e Shqipërisë dhe një humbje në “play-off”, pjesa tjetër i përket kampionatit!

I gjithë stafi drejtues i klubit tonë, tifozët pukjanë dhe ultras ‘Shqiponjat e Veriut’ e falënderojnë trajnerin Beqiri për gjithçka që i dha ekipit tonë në një sezon të mirë dhe plot emocionues. I urojmë gjithashtu shumë suksese në karrierën e tij dhe shpresojmë që kjo të jetë një mirupafshim dhe jo një lamtumirë!”, shkruan klubi i Tërbunit në rrjetet sociale.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...