Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Emërohet pasuesi i Bartomeut, bashkë me Komitetin Drejtues do të përgatisë zgjedhjet

Pas dorëheqjes së Josep Maria Bartomeu, Barcelona konfirmoi anëtarët e rinj të Komitetit Drejtues të klubit. Presidenti i ri është Carles Tusquets, i cili do ta mbajë këtë detyrë të përkohshme deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja, ndoshta në vitin 2021. Bordi i Drejtorëve do të themelohet në orët e ardhshme. Më poshtë, njoftimi zyrtar për shtyp i klubit katalanas.

“Pas dorëheqjes së Bordit të Drejtorëve, zyrtarizuar dje në mbrëmje, këtë mëngjes Carles Tusquets, në bazë të pozitës së tij si president i Komisionit Ekonomik, mori presidencën e Komitetit Drejtues ….

Pas takimit me Joan Manuel Trayter, personat e mëposhtëm u emëruan anëtarë të Komitetit Drejtues:

– Carles Tusquets Trias de Bes, president

– Joan Ramon Ramos y Raich, zëvendëspresident

– Joan Lluís Garcia Jobal, financier

– Josep Maria Mir Padulles, sekretar

– Miquel Lladó Casadevall, anëtar

– Josep Maria Xercavins Lluch, anëtar

– Àlex Tintoré ed Espuny, anëtar

– Sònia Cano y Fernández, anëtare

Siç është parashikuar nga statuti, Komiteti Drejtues do të ushtrojë funksionet e qeverisjes, administratës dhe përfaqësimit që i përkasin Këshillit Drejtues, por të kufizuara në aktet e nevojshme dhe thelbësore për mbarëvajtjen e aktivitetit normal të klubit dhe për mbrojtjen e interesave të tij. Funksioni kryesor i është thirrja e zgjedhjeve për krijimin e një Bordi të ri të Drejtorëve, të cilat duhet të bëhen brenda tre muajve nga emërimi i anëtarëve të tij. Komiteti Drejtues do të mblidhet nesër, në orën 11.30. Më vonë, në mesditë, presidenti Carles Tusquets do të paraqitet zyrtarisht, së bashku me të besuarin e partnerëve, Joan Manuel Trayter”, përfundon shënimin nga Barcelona.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...