Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Emery i zhgënjyer me drejtuesit e PSG: Aty ligjin e bën Neymar

Tekniku i ri i Arsenalit Unai Emery është optimist se aventura e tij e re me klubin anglez pas atij shkarkimi zhgënjyes nga PSG gjatë verës do të rezultojë shumë më frytëdhënëse. Zbehja e figurës së tij pavarësisht arritjeve pozitive në sezonin e shkuar me klubin e sheikut nga Katari erdhi si pasojë e influencës së Neymar dhe për këtë spanjolli 46-vjeçar Emery të cilit i treguan derën tek klubi kryeqytetas, deklaron:

“Secili prej nesh në çdo klub ku angazhohet duhet të dijë mirë rolin e tij dhe rolin që ka pjesa tjetër e grupit. Tek Manchester City për shembull shefi është Guardiola ndërkohë që tek PSG lideri quhet Neymar. Tek Arsenal nuk do të kem një Neymar që të më ndikojë”. 

Fitorja e fundit e Arsenalit ndaj PSG në shifrat 5-1 në Internatioanl Champions Cup ishte një fitore personale dhe për trajnerin e Arsenalit, edhe pse në fushë mungonte ylli brazialian dhe pjesa më e madhe e titullarëve të kampionëve të Francës.44-vjeçari mendon se nuk e meritonte atë shkarkim aq më shumë pasi e udhëhoqi klubin e Parisit drejt fitimit të tre trofeve. Në referencë të ngjarjeve kujtojmë se sulmuesi 26-vjeçar pati një relatë të ftohtë sezonin e shkuar me teknikun Emery si dhe me pjesën tjetër të skuadrës, ndërkohë që gëzontë gjithnjë mbështetjen e drejtuesve nga Katari, me këta të fundit që për të lënë të kënaqur Neymar, u ndikuan në vendimin e tyre për  të ardhmen e stolit duke emëruar gjermanin Thomas Tuchel. Sidoqoftë mbyllja jo shumë pozitive e eksepriencës franceze tashmë është lënë në të shkuarën nga Emery që zëvendësoi Arsene Wenger në Emirates Stadium.

Suporti që kam tek Arsenali është maksimal, drejtuesit, lojtarët besojnë tek unë dhe jam i lumtur që kam gjetur në këtë skuadër të njëtin mentalitet pune që kam pasur përgjatë gjithë karrierës time. Detyra ime është të përcjellë më të mirën tek kjo skuadër duke punuar me këta lojtarë më shumë potencial e kualitet për të arritur objektivat tanë. Pas dy viteve shumë të mira në Paris tani jam gati për këtë klub të madh”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...