Mediat franceze e bëjnë fakt të kryer largimin e Unai Emery nga drejtimi i Paris Saint Germain, në fund të sezonit. Trajnerit spanjoll i përfundon kontrata në qershor të vitit të ardhshëm dhe drejtuesit e klubit francez nuk kanë ndërmend t’ia rinovojnë, pavarësisht rezultateve që do të mund të arrijë.
Në kryeqytetin francez preferohet trajneri aktual i Monakos, Leonardo Jardim, i cili pritet të marrë drejtimin e PSG-së, në sezonin e ardhshëm. Rezultatet e mira të teknikut portugez, në krye të klubit të Principatës, i kanë bindur drejtuesit e PSG-së, t’i besojnë pikërisht Jardim drejtimin e yjeve të ekipit.
