Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Emery mbron Xhakën: Di t’i pranojë kritikat, luajti 90 minuta me Eintrachtin

Unai Emery i doli në mbrojte kapitenit të Arsenalit, Granit Xhaka, pasi ky i fundit i kontestua nga nga tifozët në fitoren me përmbyjse 3-2 ndaj Aston Villas në javën e 6-të të Premier League-s. Xhaka u zëvendësua në minutën e 72-të nga Joe Willock dhe vetëm pak minuta më vonë “Topçinjtë” barazuan 2-2 me Chambers, ndërsa 6 minuta par fundit të kohës së rregullt realizuan edhe golin e fitores me Aubameyang, edhe pse që nga fundi i pjesës së parë luajtën me 10 futbollistë.

“Ne kemi nevojë për mbështetësit tanë. Ata duhet ta përkrahin secilin lojtar. Dhënia e maksimumit është përgjegjësia jonë dhe Xhaka po e bën këtë. Ai luajti shumë mirë të enjten, kundër Eintracht Frankfurt në Europa League. Edhe javën e kaluar në Watford bëri mirë. E zëvendësova sepse luajti 90 minuta të enjten dhe doja t’u jepja pak hapësirë edhe lojtarëve të rinj.”

Më tej Emery thekson se shqiptari që përfaqëson Zvicrën është një futbollist profesionist.

“Granit Xhaka është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Ai ka treguar angazhim të madh këtu, po përmirësohet. Unë kërkoj nga njerëzit që ta mbështesin. Ju siguroj se do të bëjë gjërat e tij më të mira, nëse tifozët e përkrahin. Xhaka është një lojtar me përvojë dhe e di se ndonjëherë mund të marrë kritika. Duhet të jemi të pjekur dhe të vazhdojmë punën. Për mua është një lojtar shumë i rëndësishëm dhe do ta mbështes fort”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...