Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Emery zgjedh kapitenët e Arsenalit, edhe një shqiptar në listë

Tekniku i Arsenalit ka emëruar mbrojtësin Laurent Koscielny si kapiten të parë, ndërsa një nga katër zëvendëskapitenët e klubit është edhe shqiptari, i cili luan për Kombëtaren e Zvicrës, Granit Xhaka.

Kosicelny, i cili tani është i lënduar dhe i padisponueshëm, ishte kapiten edhe sezonin e kaluar në vend të Per Mertesackerit, i cili dha lamtumirën në fund të sezonit, duke marrë rolin e menaxherit në akademinë e klubit.

“Kapiteni i skuadrës është Laurent Koscielny, i cili është i lënduar për momentin. Pas Laurentit, kapitenët e tjerë janë Petr Cech, Aaron Ramsey, Mesut Ozil dhe Granit Xhaka. Dua udhëheqës në skuadër, çdo lojtar duhet të ndihet si kapiten në çdo moment për të treguar aftësinë e tij në lidership. Por, për momentin, këta 5 lojtarë e kanë mundësinë për të qenë kapitenë”, tha trajneri i skuadrës së Arsenalit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...